Forumi Rinor Shqiptar vendosi në mënyrë simbolike dhe të drejtpërdrejt të orientoj porosinë për shkarkimin e profesoreshës Biljana Vankovska pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi.
Nxitja e urretjes dhe përdorimi i gjuhës me përmbatje jo humane dhe aspak etike nga një profesoresh universitare e cila është e thirrur për ngritjen e vetëdijes arsimore –akademike, është skandaloze dhe e papranueshme.
Të tilla personalitete janë të panevojshëm dhe nuk kanë vend në asnjë shoqëri me vlera civilizuese, aq më shumë në opusin elitar.
Forumi Rinor Shqiptar dënon aktin dhe gjuhën që reflekton vetëm urretje dhe provokim ndëretnik, andaj kërkojmë urgjentisht që institucionet shtetërore përkatëse për shtjellimin dhe zgjidhjen e këtij problemi, Qeveria, Prokuroria, Rektorati i UKIM të marrin masa ndëshkuese dhe shkarkuese në lidhje me rastin e profesoreshës Biljana.
Forumi Rinor Shqiptar poashtu shpreh gadishmërinë për mbështetjen maksimale, stimuluese dhe organizative të çfarëdo mekanizmi për ti shkuar deri në fund këtij rasti, deri në marrjen e dënimit të merituar të profesoreshës Vankovska dhe jo vetë.