MPB ka ngritur pesë procedura hetimi për gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale për fatkeqësinë tragjike në autostradën Shkup – Tetovë.
Ministri i punëve të brendshme Spasovski deklaroi se veç më janë ngritur denoncime përkatëse në prokuroritë përkatëse publike në Shkup, Strumicë dhe në Kumanovë.
Spasovski tha se sot pret të ketë informata parësore rreth hetimit për fatkeqësinë me autobusin.
“Hetimet vazhdojnë. Pas inspektimit ishin të kyçur profesorë nga fakulteti për inxhinieri mekanike, përkatës të MPB, gjithashtu nga Enti për ekspertiza gjyqësore nën udhëheqje të prokurorit përkatës. Për nesër mund të presim njohuri parësore rreth aspekteve të hetimeve”, deklaroi mbrëmë Spasovski në një nga televizionet.
Nga Prokuroria Themelore Publike lajmëruan se punojnë me intensitet të shpejtuar për përcaktimin e të gjitha detajeve të cilat mund t’i zbulojnë arsyet për fatkeqësinë.