Filloi konferenca #Perspektiva2019 e cila për momentin po mbahet në “Kino Kultura”.
Ku gjendet Maqedonia mes shpresave dhe realitetit dhe si vitet 2018 dhe 2019 do të kontribuojnë për përfundimet historike, janë temat për të cilat do të flitet në këtë konferencë.
“Ne po tentojmë t’i japim ton kësaj që e bëjmë si shoqëri qytetare dhe të ofrojmë zgjidhje për problemet”, theksoi presidenti i Civilit, Xhabir Deralla.
Në fjalimin hyrës ambasadori gjerman Tomas Gerberih theksoi se kjo është një kohë shumë e rëndësishme për Maqedoninë, pas implementimit të Marrëvshjes së Prespës dhe veçanërisht pas ratifikimit të Protokollit për NATO në Kuvendin e Greqisë.
“Rruga para jush dhe nesh nuk do të jetë e lehtë dhe ndonjëherë do të jetë e dhimbshme. . Ndërsa koha rrjedh! Këshilli evropian në qershor 2019 do të vendos për fillimin e zgjerimit dhe negociatat për qasje, varësisht nga progresi i mëtejshëm i reformave. Një gjë është e qartë! BE perspektivat janë të vërteta dhe më të vërteta nga kurdoherë!”, tha Gerberih.
Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, theksoi se na nevojitet ende kohë ta ndërtojmë vizionin, ndërsa shpresën nuk guxojmë ta humbasim sepse kjo është ajo që mund të na nxjerr nga e gjithë kjo situatë.
“Maqedonia e Veriut më në fund e bëri hapin e duhur”, theksoi Carovska.
Ajo thotë se nëse ka dëshirë, ka mundësi të arrihet çdo gjë!
“Është e rëndësishme të mos kemi shkelje të të drejtave të njeriut në institucionet shtetërore”, tha Carovska, duke shtuar se mbrojtja sociale nuk janë vetëm paratë, Ajo pret nga të gjithë deputetët së bashku t’i votojnë ligjet lidhur me mbrojtjen sociale. Perspektiva për vitin 2019 është se Ligji për mos-diskriminim do të fillojë të funksionojë. Vizioni në mbrojtjen sociale është i vendosur dhe mbetet të vazhdojmë me këtë tempo.
Profesoresha Mirjana Najçevska theksoi se është e natyrshme të ketë perceptime të ndryshme për atë që po ndodh në shoqërinë tonë.
“Kishte shumë pritje pas 11 viteve fashizëm, se do të ndodhë ndryshim revolucionar. Por, u tregua se rrënjët e problemeve janë më të thella, se nuk bëhet fjalë për njëmendësi partiake ose partizim të shtetit. Sipas meje në Maqedoni nuk ekzistojnë parti politike, por klane etnik partiake. Ata nuk e marrin pushtetin por territorin e atij klani. Që të tregojnë se e kanë pushtuar territorin e armiqësor, së pari e ngjyrosin në ngjyrat e tyre, e pastaj e ndajnë me aleatët e tyre. Kjo korrespondin me nivelin e zhvillimin e vetëdijes”, tha Najçevska.
“Nuk ka perspektiva derisa nuk dalim nga niveli i zhvillimit të rregullimit etnik – tribalist!, është vendosëse Najçevska, duke shtuar se këtu rol të madh kanë edhe të huajt dhe do të duhet të marrin përgjegjësi edhe ata.
Xhevdet Hajredini në fjalimin e tij drejtoi kritika deri te Qeveria se vitin 2019 e paralajmëroi si vit ekonomik për Maqedoninë, duke thëne se çdo vit duhet të jetë ekonomik. Hajredini foli edhe për pengesat nga BDI në lidhje me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, për punësimet partiake dhe rastet e PSP në të cilat janë të akuzuar funksionarët e kësaj partie.
Aleksandar Kërzhallovski theksoi se pritjet i ka të harmonizuara me realitetin.
“Nuk duhet të presim se të huajt do të na ndryshojnë çdo gjë. Ndryshimi duhet të vijë nga ne dhe ne ta bëjmë atë ndryshim”, tha Kërzhallovski.
“Është mirë që u arrit Marrëveshja e Prespës, sepse e kaluam atë barrierë psikologjike, por na mbetet tani ti bëjmë të gjitha reformat dhe afrimet te Bashkimi Evropian. Mendoj se së paku duhet të shfrytëzojmë që në planin ekonomik të lëvizin punët dhe ta parandalojmë ikjen e qytetarëve nga Maqedonia”, theksoi ai.
Aktivistja Mersiha Smailloviq foli për protestat në Serbi dhe shpresën e tyre, ashtu si e ka pasur edhe ajo gjatë protestave në Maqedoni. Ajo thotë se edhe pse kohëve të fundit ndodhin shumë gjëra që dëshpërojnë, shpresa nuk guxon të shuhet, as të ndalet lufta.
“Është me rëndësi të mos ndalemi! Këtu e gjej veten unë!”, thotë Smailloviq.
“Nuk guxojmë të humbim energji! Na duhet shumë urtësi të përballemi me të gjitha problemet. Nuk është lehtë të gjendet fjali për shpresat dhe perspektivat, por nuk guxojmë të ndalemi, shtoi Smailloviq.
Koço Andonovski në fjalimin e tij theksoi se problemi më i madh është pikërisht kjo sjellje tribaliste, ndërsa zanafilla e shumë problemeve në shoqëri është modeli zgjedhor.
“Përgjegjësia e deputetëve shkon drejt partisë dhe jo popullit. Sepse populli voton për parti. Na detyruan për 30 vite të jetojmë në kushte represioni ku nuk ka respekt për asgjë, as për drejtësi, as për të drejta”, tha Andonovski.
Ai foli për nevojën nga listat e hapura dhe se nga aty do të fillojë të hapet lëmshi i reformave.
Faton Aliti vlerëson se sfida ynë është në faktin se nuk zbatohen reformat.
“ Ne më mirë do të kuptohemi nëse ulemi dhe i pranojmë gabimet tona, në kuptim të asaj se duhet të piqen kushtet që më sinqertë ti ndajmë brengat tona rreth asaj që e krijon mosbesimin te njerëzit”, tha Aliti.
Ai përmes shembullit personal nga përditshmëria foli për mosbesimin mes njerëzve nga komunitetet e ndryshme etnike, dhe theksoi se duhet të punohet në kthimin e atij besimi.
“ Ne duhej ta kishim këtë qasje nga viti 1991”, tha Aliti.
“Duhet ta kuptojmë pozitën e qytetarit”, shtoi ai.
“Vetëm kështu shoqëria do të jetë e gatshme për familjen e madhe evropiane. Dhe kuptohet se ata që ndikojnë në krijimin e opinionit publik, kanë përgjegjësi më të madhe. Nuk është korrekte që synimet nacionale të një grupi të jenë në funksion vetëm të plotësimit të synimeve tjera nacionale. Duhet të gjejmë mënyrë për bashkëveprim të ndërsjellë”, përfundoi Aliti.
Biljana Jordanovska foli për atë çfarë na pret në vitin 2019, për ekologjinë, drejtësinë sociale dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Jemi dëshmitarë të problemeve ekologjike që po ndodhin tani. Pavarësisht nga masave të qeverisë në vitet e kaluara ne ende përballemi me vetëdije ekologjike të pazhvilluar”, theksoi Jordanovska.
Për drejtësinë sociale Jordanovska thotë se kjo lidhet me shkeljen e të drejtave të punëtorëve, papunësinë ose mbipopullsinë në disa sektorë. Ajo vlerëson se edhe fushata për zgjedhjet presidenciale do të jenë vendi ku do ti zgjedhim problemet lokale.