Në skajet e konferencës #Perspektiva2019 të cilën e organizon Civili sot në “Kino Kultura”, me fillim në ora 11, të gjithë që do të vijnë do të kenë mundësi edhe personalisht ta plotësojnë aplikimin për vëzhgues në zgjedhjet presidenciale. Pritet se organizata do ta hapë pasdite edhe aplikimin onlajn për vëzhgues në zgjedhje.
Civili do ta vëzhgojë procesin zgjedhor edhe këtë vit me vëzhgues mobilë të radhitur nëpër gjithë vendin. Për momentin po realizohet monitorimi afatgjatë i proceseve shoqërore politike dhe gjendja e të drejtave të njeriut në vend. Konferenca e sotme do të jetë mundësi e mirë që kandidatët edhe personalisht të njihen me aktivitetet e organizatës.
Ekipi i Civilit për Komunikime