Republika e Sllovenisë sot në seancë të jashtëzakonshme e nënshkruajti Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Pas Greqisë, Sllovenia u bë vendi i dytë i vendeve anëtare të aleancës.
Në seancë para votimit mbajti fjalim kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili e kryesoi delegacionin e Kuvendit të Maqedonisë në vizitën e punës në Lubjanë. Ai shprehu falënderim në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se me këtë akt është konfirmuar marrëdhënia fqinjësore ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.