Kur do bëj më shumë Like Kadareja se linda morina;
Kur do bëhen shfaqe më të mira se koktejet pas shfaqjeve;
Kur profesorët do të respektohen më shumë se kryetarët e degëve;
Kur politikanët do merren me politikë, Jo me biznes;
Kur këngëtaret do kenë më shumë zë se silikon;
Kur lajmi i parë do nis me kulturën e jo me kronikën e zezë..
Kur do punësohen ata që janë më afër dijes se sa partisë;
Kur qeveria do të frikohet nga populli e jo populli nga qeveria;
Kur administratorët do të konkurrojnë me mesatare të notave, Jo me mesatare të flamujve partiak të ngjitur nëpër shtylla;
Kur mjekët do t’i shohin të sëmurët si pacient, Jo si “myshteri”;
Kur politikanët do respektojnë ligjin, e Jo ligji t’i respektojë ata;
Atëherë ky vend do të ec përpara…