Nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, njoftuan se ai, në pajtim me obligimet ligjore, sot (8/2/2019) në ora 17:30, do ta nënshkruajë vendimin për shpallje të zgjedhjeve presidenciale. Nënshkrimi do të bëhet në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit.
Pas nënshkrimit, Kryetari Talat Xhaferi do të jep deklaratë për mediat.