Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në ora 11 do të vendosë për listën e propozimeve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.
Mbrëmë Kuvendi e publikoi rang listën e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të komisionit. Sipas vlerësimit, në vendin më të lartë në rang listën me 100 pikë është Vlladimir Georgiev nga Sekretariati i Komisionit për antikorrupsion. Me më tepër pikë janë edhe Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, i punësuar në Komunën e Gostivarit, Biljana Ivanovska, revizore, Goran Trpenovski, gazetar, dhe Shemsi Sallai, i punësuar në Komunën e Vrapçishtit.
Sipas burimeve jozyrtare të CIVIL Media, Biljana Ivanovska është kryetarja e mundur e Komisionit, edhe pse gjendet në vendin e pestë në rang listën.
Për formimin e përbërejs së re të Komisionit për Antikorrupsion, u ndryshua edhe ligji për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes së interesave.