Pas mendimit kontestues ligjor të Gjykatës Supreme se PSP nuk është përkatëse për hetimet që i udhëheq tani, Gjykata Penale do të kërkojë nga Kuvendi të bëjë interpretimin autentik të Nenit 22 të Ligjit për PSP, dhe gjithashtu do të kërkojë që edhe Prokurori Publik Republikan Ljubomir Jovevski të shpjegohet për çështjen e ingerencave të prokurorive për lëndët e kontestuara.
Ky përfundim vjen nga takimi i mbrëmshëm i gjykatësve nga Gjykata Penale. Nga atje lajmërojnë se nga Kuvendi përsëri do të kërkohet të jepet interpretim autentik sepse vetën ligjvënësi mund të jep një interpretim të tillë të përcaktimeve ligjore, dhe jo ashtu si veproi Gjykata Supreme.
D. T.