“Proceset të cilat na shkaktojnë fërkime politike, duke filluar nga Lista e Votuesve e tutje, mund të shkaktojnë probleme sigurie gjatë zgjedhjeve”, vlerëson profesori Trpe Stojanovski nga Fakulteti për Siguri në Shkup, kur bëhet fjalë për momentin shoqëror-politik në të cilin gjendet vendi. Stojanovski vlerëson se Maqedonia do t’u përgjigjet sfidave me të cilat do të përballen institucionet e sigurisë gjatë zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe zgjedhjeve eventuale të parakohshme parlamentare.
CIVIL Media: Profesor, para nesh janë zgjedhjet presidenciale dhe eventualisht, zgjedhje të reja parlamentare. Cili është roli i komunitetit të sigurisë në mundësimin e një ambienti demokratik dhe para së gjithash ambientit të sigurt për votim?
Stojanovski: Maqedonia ka traditë të madhe, traditë të pasur për zgjedhjet, të cilat ndodhin te ne, dhe përvoja të ndryshme lidhur me proceset zgjedhore. Ajo që është mësim, dhe në përgjithësi tani, gjatë pritjes së fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, është se çfarë do zgjedhje, presidencialet janë të sigurta, të gjitha tjerat nuk e di sa janë të nevojshme në këtë moment, janë sfidë në të cilën Maqedonia duhet të tregojë shkallë të lartë të kapacitetit dhe potencialit për mbajtjen e aktiviteteve cilësore, të drejta dhe ligjore zgjedhore.
E përmendët komunitetin e sigurisë, dhe një pjesë e madhe e detyrave, duke e marrë parasysh përvojën e Maqedonisë, janë të deleguara në atë. Ajo që sipas meje është anë pozitive është se në vitet e kaluara, në partneritet të shumë organizatave ndërkombëtare janë bërë hapa të cilat veçmë janë të integruara në komunitetin e sigurisë, edhe pse më konkretisht përqendrohemi në Ministrinë për punë të brendshme, e cila është shtylla edhe në korpusin e institucioneve që janë përkatëse për sigurinë dhe në përgjithësi, institucion i vili ka edhe mekanizma parandaluese dhe ligjore-penale të merret me devijime dhe delikte eventuale.
Vlerësoj se është bë hap i rëndësishëm. Ajo që unë e kam të njohur është se shumë nga këto mekanizma janë të integruara dhe janë pjesë nga puna e përditshme e MPB. Jo vetëm kur bëhet fjalë për proceset zgjedhore, por edhe shumë më herët, aktivizohen dhe ekzistojnë si të vazhdueshme, por posaçërisht para zgjedhjeve, trajnimeve… Përkujtimi, dhe në një mënyrë identifikimi i rolit të policisë, supozoj se është i rëndësishëm në masë të njëjtë edhe për institucionet tjera të cilat kanë përkatësi në sigurinë, është i ngritur në nivel të prioritetit më të lartë dhe kjo është supozimi se institucionet duhet të sigurojnë siguri, të jenë servis në sferën kur qytetarët presin siguri.
Mendoj se përsëri do t’i përgjigjen detyrës e cila është e vendosur para tyre.
Mirëpo, në mënyrë të tërthortë, shumë nga proceset te ne, në veçanti ato që nënkuptojnë fërkime politike, duke filluar nga Lista Zgjedhore etj, mund të profilojnë probleme dhe vështirësi të caktuara të cilat më tej, nëse i vlerësojmë rreziqet, mund të sjellin edhe te çrregullime tjera, të cilat do ta prekin sferën e sihurisë. Siguria është materie mjaft delikate, përshtypjet dhe definicionet tona mund të jenë nga më të ndryshmet për atë që duhet të presim nga institucionet përkatëse në sferën e sigurisë, mirëpo unë besoj se, posaçërisht në këtë moment shoqëror politik, Republika e Maqedonisë do t’u përgjigjet sfidave me të cilat do të përballen institucionet e sigurisë gjatë zgjedhjeve të rregullta presidenciale, dhe zgjedhjeve tjera eventuale me të cilat do të përballet komuniteti.
Igor. K. Ilievski
Kamera: Dehran Muratov
Fotografia: Angella Petrovska
Montazhi dhe përpunimi i tekstit: Biljana Jordanovska