Siç premtuan nga “Lëvizja për ajër të pastër”, me protestë 15 minutëshe para deponisë “Drislla” i shprehën kërkesat e tyre me të cilat do të kontribuojnë deri ne përmirësimin e dëmeve nga ndotja.
Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me ndryshimin e rregullores për mbikëqyrje inspektimi, sjellja e rregulloreve për emetime industriale dhe praktikave më të mira prodhuese për këtë sektor, si dhe shlyerjen e marrëveshjes me kompaninë italiane, për shkak të mos plotësimit të marrëveshjes.
Autoritetet kanë 15 ditë për reagim, pas të cilave nga lëvizja paralajmërojnë bllokim të Qytetit të Shkupit, dhe padi.
D.Temkov
Montazhi: Biljana Jordanovska