Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 8 shkurt, njoftoi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një brifing me gazetarë. Rrethi i parë i votimit do të jetë më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj. Bashkë me zgjedhjet presidenciale, Xhaferi njoftoi se do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në komunën e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës. I pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm që të merr përgjegjësinë e kryetarit të shtetit në rast se dështon zgjedhja e presidentit në rrethin e dytë, krye parlamentari Talat Xhaferi tha se në momentin që ka marrë përgjegjësinë e kryetarit të Kuvendit, ka pas parasysh edhe të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin bashkë me këtë detyrë.