Sot ka filluar kompensimi i shtetit ndaj dy shoqatave pensionale për të dëmtuarit në skandalin me mospagesën e pensioneve në shtyllën e dytë të pensionit. Siç kumtuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), me pagesën e parë janë përfshirë 4.926 të siguruarve, dhe e njëjta duhet të përfundojë deri në fund të muajit janar. Vendimi u sjell pas takimit të Ministres për Punë dhe politikë sociale Mila Carovska me drejtorin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI), me Agjencinë për Supervizion të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (ASFKSP) dhe shoqatave private pensionale.
“Tash për tash reforma është duke rrjedhë sipas dinamikës së paraparë, pa ndonjë vështirësi gjatë realizimit. Në vitet paraprake kemi treguar se pensionet rriten, dhe ajo do të ndodh edhe gjatë këtij viti. Pensionistët mund të jenë të qetë. Reformën të cilën jemi duke e bërë, është e balancuar, deri tek ajo kemi ardhur nëpërmjet analizave të thella, duke u kujdesur që mos ta dëmtojmë dikë. Me atë jemi duke e ulur deficitin në FSPI për dy miliardë në vit, por pa masa radikale të ngrirjes së pensioneve dhe rritjes së kufirit të pensionimit”, tha Carovska.