Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme kuvendore pritet të votojnë propozimin për plotësimin e Ligjit për deputetë me të cilin ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ende e ka mandatin e deputetit, do t’i hiqet rroga si deputet.
Me ndryshimet që i propozojnë gjashtë deputetët e pushtetit, çdo deputet i cili do të dënohet me burg me vendim fuqiplotë më të gjatë se 6 muaj, do ta humb të drejtën e rrogës.