Maqedonia është e renditur në vendin e 93 sipas Indeksit të korrupsionit për vitin 2018, të shpallur nga Transparency International.
Vendin e 93 Maqedonia e ndan me Kosovën, ndërsa nga vendet në rajon, me renditje më të mirë është vetëm nga Shqipëria. Sllovenia është në vendin e 36, Kroacia – 60, Bullgaria 77, Greqia dhe Mali i zi 67, Serbia në vendin e 87, ndërsa BeH në vendin e 89.
Më së paku korrupsion, sipas Transparency International, ka në Danimarkë, Zelandë të Re, Finlandë, Singapur, Suedi dhe Zvicër, ndërsa vendet më të korruptuara në vend janë Somalia, Siria, Sudani Jugor, Jemeni dhe Korea e Veriut.
Me indeksin e korrupsionit të Transparency International, janë të përfshira gjithsej 180 vende.