Në Gjykatën penale sot vazhdon gjykimi për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, gjegjësisht, për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në “Titanik 2” janë të akuzuar kryetari i PDSH, Menduh Thaçi, drejtori i mëparshëm i DSK, Sasho Mijallkov, si dhe anëtarët e mëparshëm të KSHZ, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.
Në seancën e sotme do të prezantohen dëshmitë nga gjetjet e ekspertit ekonomik Veliçe Nikollovska nga “Sinopsis Shkup”, e zgjedhur me zgjedhje të rastësishme në marrëveshje me prokurorinë dhe mbrojtjen.