Një grup deputetësh sot në Kuvend kanë propozuar ndryshime të Ligjit për deputetë në të cilin shtohet nen, në të cilin është definuar se në cilin rast një deputet e humb të drejtën e pagesës së rrogës dhe të ardhurave tjera personale dhe kompensimet për shpenzime. Propozim ligji është vendosur në rendin e ditës në seancën e sotme, me procedurë të shkurtuar.
Këto ndryshime dorëzohen për shkak të Nikolla Gruevskit, i cili ende pranon rrogë deputeti nga Kuvendi, edhe pse zyrtarisht është azilant në Hungari.
Për momentin, Gruevskit nuk mund t’i merret mandati, sepse për këtë nevojitet shumicë parlamentare nga dy të tretat, ndërsa deputetët e pavarur që dolën nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE dhe me të cilët pushteti arriti shumicë për votimin e ndryshimeve kushtetuese, deklaruan se nuk do të votojnë për heqjen e mandatit të ish kryeministrit të gjykuar.
Me zgjidhjen ekzistuese në Ligjin për deputetë, nuk parashihet situatë në të cilën deputeti e humb të drejtën për rrogë.