Në seancën e kuvendit sot në rend të ditës është interpelanca për ministrin e punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, të cilën e dorëzuan deputetët e VMRO-DPMNE.
Një nga arsyet për këtë është, siç thuhet në dokumentin, “për shkak të punës së papërgjegjshme me nënçmimin e popullit përmes deklaratës në Kuvend me të cilën e ofendoi kombin maqedonas, duke e quajtur “komb me komplekse”. Në argumentimin thuhet se deputetët kërkojnë përgjegjësi morale, politike dhe profesionale nga ministri Dimitrov.
Mes pikave tjera në rend të ditës është iniciativa qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve prej së paku 150 mijë votues për shpalljen e referendumit plotësues për vendimin e qytetarëve.