“Është e qartë se 2018 ishte e shënuar me një aktivitet të forcuar ndërkombëtar. Kjo ishte koha kur ne si sektor qytetar ishim në pritje të shohim se çfarë do të ndodh më tutje, dhe duhet të them se të gjithë ishim edhe deri në një masë tolerantë në aspektin e lëshimeve që ndodhën, e kjo kryesisht ka të bëjë me reformat. Megjithatë, edhe kjo mbaroi. I pamë të gjitha cirkuset kur bëhet fjalë për tregtinë për votimin e Marrëveshjes së Prespës, arratinë e Gruevskit, ngjarje e cila çdo herë do të ma kujton vitin 2018, dhe gjithsesi, Ligjin për amnisti”, thotë Uranija Pirovska, drejtorja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, në bisedë me CIVIL Media për Perspektiva 2019.
Në aspektin e reformave, Pirovska thotë se vitin 2019 e fillojmë me plan akoma të paplotësuar, 3-6-9, dhe ai Plani 18, hapa të parealizuara të reformave.
“Të mos harrojmë se Ligji kundër diskriminimit, i cili ishte në fokusin e sektorit qytetar vite me radhë, tani është në procedurë në Kuvend. Dhe në kuptim të këtij ligji është e qartë se ekziston tregti e saktuar mes partive, dhe përmenden ndjenja fetare që do të vihen në pyetje me zbatimin e këtij ligji.
Nëse Qeveria nuk tregon sukses në aspektin e reformave, gjegjësisht, nëse nuk i vendos themelet e shtetit juridik dhe nuk lufton ashpër kundër korrupsionit, kundër diskriminimit dhe të gjitha parimeve tjera për të cilat ne angazhohemi, nuk do të jetë e çuditshme nëse qytetarët përsëri e shprehin revoltën e tyre nëpër rrugë, si mjet demokratik në luftën për të drejtat e tyre”, thotë Pirovska.
Sa u përket pritjeve nga viti 2019 dhe perspektivave, Pirovska thotë se para zgjedhjeve presidenciale çdo gjë do të lihet në planin anësor, vetëm e vetëm të zbatohet fushata dhe euforia parazgjedhore në të cilin sektori qytetar, si dhe mediat, do të merren me incidente dhe gjuhë të urrejtjes, si çdo herë.
“Nuk mund të mos mendoj se ka perspektivë, sepse shumë investuam që Maqedonia të ec para. Ne përsëri do ta japim kontributin tonë dhe do të ndihmojmë që të mund të arrihet deri te një rezultat në reformat, që të mundemi të vazhdojmë rrugës për të cilën jemi angazhuar dhe e kemi mbështetur këtë Qeveri”, përfundoi Pirovska.
Biljana Jordanovska ( biseda, fotografia, montazhi)
Përpunimi i tekstit: Maja Ivanovska, Diana Tahiri
Kamera: Dehran Muratov