Kuvendi i Republikës së Greqisë mbrëmë e ka shtyer votimin mbi marrëveshjen historike për emrin e Maqedonisë, për sot pasdite.
Nga atje thonë se shtyerja e votimit është për shkak të akomodimit të numrit të madh të folësve gjatë debatit shumë të polarizuar.
Debati parlamentar ishte caktuar të përfundojë më 24 janar, mirëpo zyra e kryetarit të Parlamentit tha se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i lejuar të gjithë deputetët të regjistrohen gjatë debatit.
Ndërkohë, disa ditë me radhë në Greqi protestohet kundër Marrëveshjes së Prespës.