Në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, më 28 janar do të mbahet tryezë e rrumbullakët “Lufta kundër antisemitizmit dhe përvojat nga Holokausti”, me fillim nga ora 10.
Në panelin e parë “Sfidat e antisemitizmit modern dhe distorzionit të Holokaustit në Evropë, mënyrat dhe njohjet në qasjen e këtij fenomeni”, do të flasin Ambasadori Tomas Majkëll Bajer, përfaqësues i posaçm i Austrisë në Holokaustin Ndërkombëtar, Kujtesa e Aleancës – IHRA, Ambasadori Jovan Tegovski, koordinator dhe shef i delegacionit në IHRA, Ambasadori i Britanisë në Maqedoni, Ekselenca e Saj Rejçell Galouej dhe Beta Haralanova, kryetarja e Institutit për ruajtjen e Holokaustit në Bullgari.
Në panelin e dytë “Aktivizmi i shoqërisë qytetare dhe roli i mediave në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe veprimeve të nxitura nga gjuha e urrejtjes do të flasin Xhabir Deralla, presidenti i CIVILit, Mire Mlladenovski, presidenti i EUROCLIO, Goran Sadikario, drejtori ekzekutiv i Qendrës Memoriale të holokaustit dhe Tamara Grnçaroska, gazetare në Telma TV.
Kjo ngjarje organizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të kujtesës së Holokaustit. Asambleja e Kombeve të Bashkuara para 12 vitesh vendosi që 27 janari të jetë dita e kujtimit të viktimave të holokaustit më 27 janar, data në të cilën para 68 vitesh ndaloi me funksionimin kampi nacist Aushvic.