Gjykata Supreme e Maqedonisë më 30 janar do të vlerësojë nëse Prokuroria Speciale Publike ka të drejtë të nis procedura të reja, pasi skadoi afati për akuza më 30 qershor të vitit 2017, dhe a mund të ndjek vepra penale jashtë fushëveprimit ligjor prej vitit 2008 deri në vitin 2015.
Kjo do të thotë se gjykata më e lartë do të vërtetojë qëndrim parimor apo mendim juridik nëse ekipi i Janevës mund t’i çojë përpara hetimet e hapura në 18 muajt e fundit, siç është “Perandoria”, dhe gjithashtu a mund të ndjek vepra penale të kryera para vitit 2008 apo pas vitit 2015, si për shembull rasti “Banka Postare”. Informatën e konfirmojnë më shumë burime, me shpjegim të shkurtë se nismat janë dorëzuar nga avokatë që mbrojnë të akuzuar ose persona të gjykuar në lëndët e Prokurorisë Speciale. Baza e nismave, thonë burimet nga gjykata, janë ndryshimet në Ligjin për Gjykata që u bënë në muajin maj të vitit të kaluar, ndërsa u miratuan me pëlqimin edhe të pushtetit edhe të opozitës.