Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e obliguar që deri në mars të këtij viti, nëpërmjet Qendër për Çështje Sociale të Qytetit të Shkupit të sigurojë strehim në objektet që i shfrytëzon institucioni publik për kujdesin e fëmijëve me probleme edukative sociale.
“Bëhet fjalë për 30 familje, gjegjësisht 99 persona. Prej tyre, vetëm nëntë familje posedojnë ndonjë vendbanim, ndërkaq të tjerët janë të evidentuar si persona të pastrehë. Strehimi i të pastrehëve është në pajtueshmëri me rekomandimet të Grupit Punues Intersektorial për Ndjekjen e gjendjes së Ajrit, pasi që në këtë mënyrë këto persona nuk do të djegin materiale jo-përkatëse për ngrohje dhe në mënyrë plotësuese ta ndotin ajrin”, thonë nga Qeveria.