Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje pasdite ka marrë masa urgjente për vazhdimin e pushimit dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, për dy ditë, për shkak ajrit të ndotur në më tepër qytete në Maqedoni.
Në këtë periudhë Qeveria, para se gjithash, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ndjekin gjendjen në bazë të cilës, dhe në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, do të vendosin rreth kohëzgjatjes së vazhdimit të pushimit dimëror.
Paraprakisht, Qeveria i paralajmëroi edhe masat tjera alarmante kundër ndotjes së ajrit, me të cilat i detyroi ministritë kompetente.