Pas lajmit nga mediat se personi Nikolla Vojminovski, i dënuar me 13 vite burg për sulmin mbi deputetin dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka ikur nga paraburgimi shtëpiak, këtë e vërtetoi edhe Gjykata themelore Shkup 1.
Pas lajmërimit të pranuar, Gjykata Penale pranë Gjykatës themelore Shkup 1, ka marrë vendim me të cilin të akuzuarit i caktohet masë paraburgim nga gjetja e tij, gjegjësisht, privim nga liria. Njëkohësisht është lëshuar urdhër për shpallje të fletë arrestit të brendshëm dhe ndërkombëtar, sipas njoftimit nga gjykata.
D.T.