Qeveria e Republikës së Greqisë e udhëhequr nga Aleksis Cipras, mbrëmë fitoi besimin nga parlamenti grek me 151 vota “për”.
145 deputetë nga Siriza dhe katër deputetë të pavarur, si dhe dy nga Grekët e pavarur, votuan për besimin e qeverisë. Kundër besimit votuan të gjithë deputetët e partive opozitare – Nea Demokratia, Lëvizja për Ndryshime, Agimi i Artë, Shoqata e centralistëve dhe Partia Komuniste e Greqisë.
Pas besimit të fituar nga Kuvendi, pritet votimi i deputetëve për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.