Tentoi disa herë ta ndezë golf dyshin, nxjerri kaçavidën që zakonisht e mbyll dritaren, për ta provuar mos është liruar ndonjë vidë, por shkaku i temperaturave të ulëta nuk iu ndez; duke menduar të mos vonohet për në mësim i nervozuar i ra gomës së parë të veturës, fryu duart disa herë dhe u nis në këmbë për në shkollë.
“E po nuk dojshe t’bohesh anëtar partie, s’dojshe drejtor se kishe frikë se njerëzit dët nxhesin dëni epitet, hec shtaj n’kom 4 kilometre”, thoshte me mendjen e vet.
Rrugës posa kishte ecur disa qindra metra u ndal një veturë shumë luksoze: hajde o m’cus, hip, çka paske dal n’këmbë në këtë kohë? Jam duke shkuar në shkollë, ia ktheu mësuesi, po juve si duket më njihni? Po si jo, vitin e dytë tentuat të më përjashtonit por unë gjeta të njofshëm dhe vazhdova shkollën me shumë vështirësi, sot jam drejtor i rangut të lartë në qeveri, duke ia ndërprerë bisedën në mes mësuesi I tha:
Këtu do ndalem unë, faleminderit shumë, mbylli derën e veturës dhe hyri në oborr të shkollës.
Raj taj m’cus me golf2 që nuk t’ndizet 4 muj dimër, më shumë pa rrogë se me rrogë, ma shaum me kredit se me pare…e tha me mendjen e vet, përshëndeti shërbëtorin në hyrje dhe u fut në mësim.