Nga sot të gjithë institucionet arsimore të Kosovës hynë në grevë gjenerale, me kërkesë themelore për rritjen e pagave e të punësuarve në arsim.
Këshilli qendror grevist në sektorin arsimor kërkon rritje të koeficienteve të paraparë në projekt ligjin për rrogat e të punësuarve në arsimin dhe kulturën, deri në nivelin e atij për nëpunësit në sektorët tjerë publik, që donë të thotë rritje e pagave të deritanishme për 30 për qind.
Përveç kësaj, kërkohet zbatim i plotë i marrëveshjes kolektive për arsimin, lidhur ndërmjet Ministrisë për arsim, shkencë dhe teknologji dhe Sindikatat e bashkuara të arsimit, shkencës dhe kulturës së Kosovës.
Projekt-ligji për rrogat për momentin gjendet në shikim në Komisionin për administratë publike dhe mediat në Parlamentin e Kosovës dhe pritet me procedurë të shkurtë të miratohet në një prej seancave të ardhshme të kuvendit.
M.I.