Në malin Pirin në Bullgari janë shpëtuar pesë skijatorë, shtetas të Republikës së Maqedonisë, të cilët kanë skijuar jashtë pistave të parapara për skijim, dhe kanë rënë në humnerë.
Siç njoftojnë nga mediat bullgare, aksioni i shpëtimit ka përfunduar rreth orës 21:00, kurse në të kanë marrë pjesë 10 shpëtimtarë.
Pesë shtetasit e Maqedonisë janë shqiptarë, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sinjali për incidentin është paraqitur në shërbimin e lartë për shpëtim në Bansko, në ora 18:00.
Ky është rasti i dytë brenda javës, që skitarët kanë dalë nga pistat e skijimit.