Duke folur në konferencën përkushtuar Marrëveshjes së Prespës, vetëm disa orë pas largimit të Panos Kamenos nga koalicioni i Qeverisë, Cipras ia uroi miratimin e marrëveshjes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe tha se me marrëveshjen, Greqia është liruar nga logjika e nacionalizmit për një çështje kaq kritike kombëtare, ndërsa e njëjta është bërë përtej kufirit”.
Kryeministri grek e shfrytëzoi mundësinë t’ju dërgojë porosi grekëve se nuk do të tërhiqet nga marrëveshja.
“Dua të dërgoj edhe një porosi te qytetarët grek, veçanarisht te çdo qytetar që mendon lirisht, pavarësisht nga bindjet e tija politike. Ashtu siç nuk u tërhoqën atje, ashtu edhe ne nuk do të tërhiqemi”, porositi Cipras.