CIVIL -Qendra për Liri e shpreh mbështetjen për vendimin historik të Kuvendit të Maqedonisë për miratimin e ndryshimeve në kushtetutë, me të cilat u plotësuan obligimet më të rëndësishme nga Marrëveshja e Prespës. CIVILi uron liderët e urtë dhe të përgjegjshëm dhe të gjithë qytetarëve për suksesin në tejkalimin e kontestit shumë vjeçar greko -maqedonas.
Ky vendim është hyrje në marrëdhënie të reja mes fqinjëve jo vetëm në rajon, por edhe në botë. Me këtë marrëveshje dhe me plotësimin e saj nga ana maqedonase jepet shembull për atë se si duhet të tejkalohen dallimet dhe kontestet mes shteteve. Është meritë e madhe e forcave progresive qytetare në dy vendet, si dhe e bashkësisë ndërkombëtare.
Me këtë vendim u mund e kaluara, në të cilën vendi ishte IRJM dhe bëhen hapat e parë në ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku identiteti dhe gjuha e Maqedonasve jo vetë se nuk është i rrezikuar, por më në fund është i pranuar në tërësi, ndërsa para qytetarëve hapet perspektivë më e ndritur evropiane dhe botërore.
Lamtumirë IRJM, rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut!