Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon me avancimin e të drejtave të personave me pengesa përmes financimit të kushteve sociale nga buxheti.
“Atë që duam ta theksojmë është se me ligjin që është në procedurë kuvendore, shërbimi i asistencës personale, që deri tani e kishin vetëm 7 komuna, do të zgjerohet në gjithë Maqedoninë. Me këtë hap po plotësohet kërkesat shumëvjeçare të personave me pengesa.
Në vitin 2019 është parashikuar që me këtë shërbim të përfshihen 200 persona me pengesa, ndërsa për momentin shërbimin e kanë marrë 60 persona. Shërbimin asistencë personale në Shkup nga sot do ta ofrojnë edhe 30 persona të rinj, të cilëve u janë ndarë mirënjohje për asistencë personale, pasi që me sukses e kanë kaluar trajnimin e Kryqit të Kuq dhe Humanitetit. Me këtë, numri i asistentëve personal me certifikatë në Maqedoni do të rritet në rreth 130.
Përveç asistentëve personalë, vazhdon trajnimi edhe për asistentët arsimor, të cilët do t’ju ofrojnë ndihmë fëmijëve me pengesa në sistemin arsimor. Në vitin e ri shkollor 2018/2019, ky numër është rritur me pjesëmarrjen në 34 komuna dhe 300 asistentë”, njoftuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.