Ford po bëhet gati për racionalizime të reja, përjashtime nga puna dhe mbyllje të fabrikave në Evropë që të bëhet më rentabile, paralajmëroi sot kompania e automjeteve.
Një nga arsyet është tregu britanik, ku Ford shet sa më pak vetura, ndërsa perspektiva e Bregzit nuk fut optimizëm se do të përmirësohet situate. Britania e Madhe është tregu më I rëndësishëm në Evropë për Fordin.
Ford punëson 54.000 njerëz në Evropë, më së shumti në Gjermani, Spanjë dhe në Britani të Madhe.
- Do të ketë pasoja të dukshme në Evropë, i shikojmë të gjithë mundësitë – paralajmëroi Stiven Armstrong nga Ford Europë.
Para një muaji Ford mbylli fabrikë në Francë duke shkaktuar tensione me autoritetet franceze. Mbi tetëqind persona rrezikojnë të mbeten pa punë në këtë fabrikë. Qeveria franceze u mundua të gjej zgjidhje nëpërmjet ndonjë blerës, por nga Ford e refuzuan planin. Atë kohë ministër francez e akuzoi kompaninë për mashtrim dhe e quajti lëvizjen “frikacake”.
Arian Mehmeti