Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”/”Да ја спасиме Попова Шапка” pas kërkesës për takim me kryeministrin Zoran Zaev, të shtunën në ora 11 te Kodra e Diellit, sot thirrën edhe në protest, për siç thonë, të ndaloj shkatërrimi I kësaj qendre turistike.
“Të shtunën, më 12 janar me fillim në ora 11, ju ftojmë të protestojmë të gjithë bashkë tek teleferiku Tetovë – Kodër e Diellit kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike. Turizmin që e kanë Struga dhe Ohri për tre muaj, Tetova duhej ta ketë dymbëdhjetë muaj. Të mobilizohemi sa më tepër, që ta shprehim përgatitjen tonë të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria, që t’i merr hapat e nevojshme në zgjidhje afatgjate të problemeve të Kodrës së Diellit”, thonë nga iniciativa.
Nga iniciativa i sugjerojnë kryeministrit vizita ne Kodrën e Diellit ta realizoj si qytetar i rëndomë, që t’i përcjell vështirësitë me të cilët vazhdimisht ballafaqohen vizitorët e kësaj qendre turistike.
B.J.