Në krahasim me zgjedhjet paraprake presidenciale në vitin 2014, në të cilat për kompensimet e komisioneve komunale zgjedhore dhe bordet zgjedhore KSHZ ka ndarë 5.959. 000 euro, këtë vit vlerësohet se janë të mjaftueshëm rreth 3 milionë euro.
Mbetja nga gjithsej 5 milionë euro të parapara për këto zgjedhje presidenciale, 300.000 euro, do të shkojnë për akomodimin e bordeve zgjedhore, ndërsa tjerat për transport dhe materiale zgjedhore.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor propozon të vendoset votim dhe kontrollim të të dhënave në mënyrë elektronike, por këtë privilegj qytetarët do ta kenë nga viti i ardhshëm ose në proceset e ardhshme zgjedhore. Për këto zgjedhje presidenciale, mbetet parimi i vjetër i azhurnimit të Listës së Votuesve dhe kontrollimi i të dhënave, si dhe mënyra e vjetër e votimit me UV llambë dhe stërpikës.