Në intervistë për televizionin grek “Open”, Cipras kryeministri grek ka konfirmuar se procesi i ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Greqi, do të fillojë menjëherë pasi në Maqedoni të përfundojnë ndryshimet kushtetuese. Ndërsa protokolli për anëtarësim në NATO, për shkaqe teknike do të ratifikohet më vonë.
Ai ka përshkruar saktë hapat e ardhshëm që do të ndërmerr qeveria e tij që marrëveshja me Maqedoninë të hyjë në fuqi.
Në Athinë gjendet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot duhet të takohet me Ciprasin, dhe nesër me opozitarin Kiriakos Micotakis.