Kur flasim për vitin 2018 që tani më po e lëmë pas mendoj se vetvetiu në maje të ndodhive të vitit, del suksesi në arenën ndërkombëtare të Maqedonisë, relaksimi i marrëdhënieve si me Bullgarinë, si me Greqinë, rezultat i cilës ishin shumë vizita të nivelit shumë të lartë Evropian, të SHBA-ve etj, është me të vërtet për tu përshëndetur.
Një ndryshim tjetër shumë të madh që e shoh në krahasim me vitet e kaluara, është edhe transparenca e qeverisë si ndaj mediave, si ndaj organizatave qytetare, si ndaj qytetarëve në debate direkte publike, që mendoj se është një gjë shumë e mirë për të prek përditshmërinë qytetare, për ta prek ose për ta kuptuar cilat do të ishin masat më të qëlluara. Në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike që fatkeqësisht pas gati 30 viteve pavarësi, e kemi temë. Është dhe ligji i ri për përdorimin e gjuhëve i cili gjithashtu fatkeqësisht nuk u nënshkrua nga kryetari Ivanov. Këtu janë edhe aktakuzat që dolën nga veprat për përgjimet, si dhe për ndodhitë e 27 prillit për ta përmbyllë tash me ligjin për amnisti për të njëjtat ndodhi të 27 prillit, ligj i cili lart poshtë lë shije të hidhur, edhe pse komentet janë të tipit, se kjo është një interes i lartë kombëtarë etj. Por mendoj se qytetarët do të ishin më të gatshëm ta pranojnë këtë amnisti në qoftë se do të kishte konfiskim të pronave që janë fituar në mënyrë kundërligjore. Mirëpo, pa dashë të komentojmë ose analizojmë këto tema të cilat mendoj se mjaftueshëm janë të komentuara do të kisha dashë të potencoj një absurd, një fenomen i cili del nga vetë rrethanat e krijuara, është fakti se LSDM-ja dhe kryeministri Zaev, kotojnë më lartë se tjerët në të gjithë anketat, dhe suksesi i tij për të formuar edhe qeveri, por edhe për t’i realizuar idetë e tij në atë vizionin e një shteti të barabartë për të gjithë, kanë rrol të madh edhe ata vota shqiptare që shkuan te LSDM-ja. Kemi edhe deputet i cili dikur në vitet e 90-ta, nëse nuk gaboj ishte ndër organizatorët e protestave kundër gjuhës mësimore shqipe në akademinë pedagogjike, tash del me pyetje ndaj kryeministrit dhe me sulme se nuk ka bë asgjë për shqiptarët, këtë e shoh si absurd. Një kontradiktë tjetër është ajo se deputetët shqiptarë nuk kanë ndonjë replikë të posaçme ndaj këtyre komenteve, sepse si duket iu konvenon një gjë e tillë, qofshin nga pozita ose opozita. Dikush ndoshta e shikon veten edhe si partner koalicioni potencial të ardhshëm në qoftë se kemi zgjedhje të parakohshme. Si një përfundim prej këtyre kontradiktave, absurdeve, del se ne akoma shumë më lartë i mbajmë interesat personale grupore ose partiake para atyre shoqërorë, nëse doni edhe shtetërorë. Ligjin për amnisti dikush e komenton edhe si interes më të lartë, prandaj edhe veprohet kështu si veprohet, mirëpo them se ajo ndoshta do të ishte më e kapshme në qoftë se do të kishte edhe konfiskim.
Për 2019 nuk pres se do të kemi ndryshim të madh të temave, duke e ditur se diku para marsit nuk mund të ndodh ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në Greqi. Zgjedhjet në parlamentin evropian janë në maj, diku në qershor pritet, nëse nuk ka ndryshime të theksuara në parlamentin evropian, që edhe datën për negociata me BE ta marrim, që donë të thotë shkoi gjysma e vitit. Dhe pak kohë do të mbetet për qeverinë të koncentrohet në përmirësimin e politikave ekonomike por edhe në përgjithësi me problemet tjera.
Mirëpo jam shumë i bindur se LSDM-ja si partner bartës i koalicionit qeverisës dhe kuptohet kryeministri Zaev, duhet të koncentrohen pak më tepër në plan të brendshëm dhe fillimisht të nisin nga radhët e veta brenda koalicionit, t’i shohin rezultatet e secilit anëtarë të kabinetit veçmas sepse ka edhe një përshtypje se disa më pak ose më tepër nga tyre nuk janë në nivel të detyrës dhe si duket ai është i lënë vetë ta shtyjë këtë proces të një shteti të barabartë për çdo qytetarë pa dallim, dhe të punohet në drejtim të ngritjes së vetëdijes kolektive, qoftë mes politikanëve, mediumeve, qytetarëve në përgjithësi. Mirëpo ata që janë bartës ata që ndikojnë në krijimin mendimit publik, ata duhet të kenë më shumë kujdes dhe të punojnë më tepër në drejtim të ngritjes së këtij niveli.
Pa mos dashtë që t’ju bëj fytyrë, të ju lëvdoj sepse bëhet fjale për një person i cili bashkëpunon ngushtë me shoqatën tuaj, unë do ta kisha veçuar Sasho Ordanoskin.
Teksti dhe montazhi: Arian Mehmeti
Fotografi dhe kamerë: Dehran Muratov