Civili do t’i intensifikojë aktivitetet në terren dhe do ta forcojë tonin e mesazheve në opinion. Duke i ndjekur gjendjet e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mënyrat me të cilat do të zbatohen proceset politike në vend, organizata vlerëson se duhet të zgjerohet dhe forcohet hapësira për artikulimin e kërkesave qytetare. Projektet ekzistuese dhe programi i CIVILit veç më sigurojnë kornizë të gjerë edhe për pjesëmarrjen e qytetareve dhe qytetarëve, por ky përcaktim forcohet edhe më tepër nga fillimi i këtij viti.
Me fillimin e vitit filluan edhe aktivitetet për zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve në projektet e Civilit. Është përgatitur edhe plani për punëtori, seminare, konferenca për shtyp dhe ngjgrafiarje publike që do të mbahen në më tepër qytete nëpër Maqedoni në muajin janar. Në planin e organizatës do të gjenden Velesi, Shtipi, Kavadari, Tetova, Gostivari, Prilepi, Manastiri dhe qytete tjera nëpër gjithë Maqedoninë. Aktivitetet në terren do të jenë në kontekst të vërtetimit të gjendjeve sipas programeve dhe projekteve, por do të shërbejnë edhe si mundësi për kyqjen e qytetarëve të interesuar për punën e Cvilit.
Organizata paralajmëron ndryshime edhe në vëllimin dhe dinamikën e prodhimit mediatik të CIVIL Media, CIVILI I GJELBËR, CIVIL Fem, dhe tjera.
(Fotografi nga arkivi i CIVILit: Shtip, 11/01/2016)