Organizatat qytetare të revoltuara nga ndryshimet në Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, sot në ora 14 : 15 do të dërgojnë letër deri te kryetari i Kuvendit, deputetët dhe propozuesit e ligjit me të cilën kërkohet tërheqja e menjëhershme nga rendi i ditës në seancën parlamentare.
Në vazhdim e publikojmë letrën në formë integrale:
I respektuar kryetar i Kuvendit,
Të respektuar propozues të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar,
Të respektuar deputetë,
Ne, organizatat qytetare të nënshkruara më poshtë, kërkojmë që menjëherë ta tërhiqni nga rendi i ditës Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët Artan Grubi, Snezhana Kaleska Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidia Tasevska, Vesel Memedi dhe Rexhep Memedi.
Insistojmë për tërheqjen e propozimit, për shkak të ndryshimit të neneve të Kodit Penal, me të cilat do të mundësohet që për rastet që i udhëheq PSP-ja të shqiptohen dënime më të vogla ose veprat të vjetrohen dhe në këtë mënyrë të mos ketë përgjegjësi për krimin.
Është e papranueshme të ndryshohet Kodi Penal dhe cili do qoftë ligj tjetër për t’i shmangur drejtësisë dhe të vazhdohet me robërimin e shtetit nga partitë politike. Në këtë mënyrë, amnistohen krimi dhe korrupsioni, dhe vazhdon mosndëshkimi.
Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni Fondacioni, për internet dhe shoqëri – “Metamorfozis”, OJQ “Infocentar”, Qendra për strategji evropiane – “Eurothink”, Forumi – QHSD Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Instituti për demokraci “Societas Civilis”- Shkup, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë Agora, – Qendra për promovimin e vlerave qytetare – Shkup, CIVIL – Qendra për Liri, i bashkëngjitet iniciativës Koalicioni MARGJINAT Qendra për arte bashkëkohore Instituti për politikë evropiane – Shkup Instituti për të drejtat e njeriut.