Gazetari i mirënjohur sportiv në Maqedoni, Reshat Ibrahimi, ka reaguar ashpër në lidhje me gjestin primitiv të hendbollistit Stojance Stoilov, njëherësh kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë dhe i skuadrës Vardarit të Shkupit. “Pas gjestit skandaloz, poshtërues dhe turpërues të hendbollistit te Vardarit, Stole Stoilov, edhe pse jam në vizitë te familja ime në Wels të Austrisë, me duhet patjetër të reagojë dhe t’ia them disa fjalë këtij Stoles. Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë krenar që jam shqiptar, kurse ti Stole zgjohu nga anestezioni total, zgjohu nga ëndrrat tua të këqija, dhe njëherë e përgjithmonë kuptoje se pa shqiptarë Maqedoni nuk ka.
Stole, si nuk të vjen turp nga sportistët Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Faton Salihu që i sollën medalje Maqedonisë, si s’te vjen turp nga Artim Shaqiri, Nexhmedin Memedi, të cilët kanë dhënë shumë djersë për këtë vend në ndeshje futbolli, si s’te vjen turp nga Bardhi, Hasani, Alioski, Ademi, Musliu, Bejtullai që po promovojnë Maqedoninë në Europë dhe botë. Turp, turp të qoftë Stole!”, ka thënë Ibrahimi.