Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se kanë filluar përgatitjet për ndërtimin e linjës së tramvajit në Shkup.
Nga kjo parti thonë se po investohet edhe në gazifikim, si dhe po zgjidhet problemi me arjin e ndotur.
“OBRM-PDUKM me politikat e saj të humbura dhe kriminale, ka rrezikuar gjelbërimet dhe ambientin jetësor dhe me qëllim ka injoruar problemin me ajrin e ndotur. Përkundër këtyre politikave të OBRM-PDUKM, sot qeveria e LSDM-së po investon në zgjidhjen e problemit me ajrin”, thuhet në komunikatë.
Ata shtojnë se për vitin e ardhshëm për gazifikim janë ndarë 1.1 miliardë denarë.