Në mesin e kërkesave për amnisti për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, u gjet edhe kërkesa e avokatit Elenko Millanov, avokati i mbrojtjes në disa raste të akuzuarve për 27 prillin, dhe i cili para disa ditësh hoqi dorë nga mbrojtja e Nikolla Gruevskit për rastin “TNT”.
Para fillimit të seancës së sotme në Gjykatën Penale, kryetarja e këshillit gjyqësor Dobrilla Kacarska e pyeti se a është edhe ai i akuzuar në rast.
“E drejta juaj ligjore është të dorëzoni kërkesë për amnisti, por nuk e di në çfarë baze është. Ndoshta edhe ju jeni i akuzuar”, pyeti gjykatësja Kacarska.
Kjo kërkesë ngjan në amnistitë “për çdo rast” të presidentit Ivanov para disa vitesh, për kriminelët e VMRO-DPMNE.