Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin prej 9 vjet burg për ish-ndihmësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për furnizim në mënyrë joligjore të 300 veturave të MPB-së, bën të ditur Sdk.mk nga burime gjyqësore.
Aktgjykimin me 22 maj e shqiptoi gjykatësja Dobrilla Kacarska. Gjykata e Apelit ia shfuqizoi vendimin dhe e ktheu në rigjykim në Gjykatën Themelore Shkupi 1.
Popovski është kthyer pas në burgun e Shutkës më 12 dhjetor, konfirmoi për Sdk.mk, drejtori Gjoko Kotevski. Gjykata e Apelit i ka caktuar masë paraburgimi në këtë rast për shkak rrezikut nga ikja, që gjykata ia caktoi me kërkesë të Fatime Fetait, pas shqiptimit të dënimit me burg.
Popovski është kthyer në Shutkë, pasi është marrë nga burgu i Idrizovës, ku ndodhej në mbajtjen e dënimit me burg në rastin “Tank” për furnizim joligjor të mercedesit së bashku me Nikolla Gruevskin.