Partia Liberale e inkurajon Qeverinë dhe Ministrinë për financa, të bëjë ndryshime në ligjin për lojat e fatit dhe lojat zbavitëse, sipas shembullit të Republikës së Shqipërisë. Për këtë qëllim duhet të ndërpriten aktivitetet e lojave elektronike të fatit ( slot aparatet) nëpër vende të banuara.
“Këto dukuri nuk janë në interesin e ndërtimit të popullit dhe shtetit të shëndoshë. Prandaj kërkojmë të mbyllen të gjitha kazinotë dhe bastoret e sportit të cilat gjenden në një numër të madh nëpër rrugët kryesore në qytetet dhe fshatrat në Maqedoni, si dhe afër institucioneve arsimore. Propozojmë që basti i sportit të zhvillohet platformë interneti, ndërsa kazino të ketë vetëm në hotelet e kategorisë së lartë, ose në zona në largësi më të vogël nga disa kilometra prej vendeve të banuara”, thuhet në lajmërimin e Partisë Liberale.