Ministria e Arsimit dhe Shkencës mes njoftimit deri te të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në vend ka rekomanduar që punëtorët të lirohen nga puna nga 2 janari deri më 11 janar me qëllim të uljeve të shpenzimeve për ngrohjen e shkollave.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës rekomandon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në vend, në bazë të kompetencave të përcaktuara në Ligjin për arsim fillor dhe Ligjit për arsim të mesëm, të mos organizojnë aktivitete të punës për mësuesit, bashkëpunëtorët profesional dhe për stafin administrativ, me përjashtim të stafi teknik që përkujdeset për sigurimin e objekteve dhe pronave të shkollave gjatë periudhës nga 02.01.2019 deri më 11.01.2019, kur edhe shfrytëzohet pushimi dimëror i nxënësve” thuhet në letrën e rekomandimit të nënshkruar nga ministri Arbër Ademi.