Besimtarët katolik dhe një pjesë e krishterëve ortodoksë të cilët e llogarisin kohën sipas kalendarit Gregorian, sot e festojnë lindjen e Krishtit.
Tradicionalisht, në Maqedoni festimi qendror me rastin e festës mbahet në kishën katolike “Zemra shenjtë e Krishtit” në Shkup, ku mbrëmë u mbajt liturgji e shenjtë.
Në liturgjinë morën pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov, kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, me bashkëshortet, zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe për çështje evropiane Koço Angjushev dhe Bujar Osmani, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, përfaqësues të korit diplomatik, parti politike, bashkësi fetare etj.
Episkopi i Shkupit dhe ekzarhu apostolik i Maqedonisë Kire Stojanov, duke ua uruar Krishtlindjen besimtarëve katolikë në liturgji i lexoi edhe mesazhin e Krishtlindjes