Burime të afërta me kryetarin e përkohshëm të komunës Dibër, Eugjen Cami i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ankohen se kabineti i tij është zbrazur nga njerëzit e paraardhesit të tij të ndjerë, Ruzhdi Lata.
“Që marrëzitë e BDI së në Dibër nuk kanë fund këtë e dëshmojnë edhe ndodhitë e fundit.Së pari plasën grushtat se kush do ta fitojë garën për kryetar dege,ndërsa zjarrit i fryu zgjedhja e Eugjen Camit si Kryetar i përkohshëm i Komunës Dibër.Persona të afërm të ish Kryetarit të ndjerë të Dibrës zbrazën zyrën e Kryetarit nga i tërë inventari nën pretekstin se ata janë gjëra personale të të ndjerit Ruzhdi Lata,inventar ky i blerë nga buxheti i Komunës”, kanë deklaruar ata për disa portale lokale.
Këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.