Ne jemi “fake” sepse shtiremi për çdo gjë, ne postojmë libra kurse në realitet lexojmë vetëm meny restorantesh.
Postojmë karkaleca dhe guaca, në fakt tre herë në javë apo më shumë hamë vetëm speca dhe vezë, shpesh edhe të përziera bashkë, pasi grosha e ka rritur çmimin këtë vit; bëjmë like të gjitha kompanitë prestigjioze të veshjeve dhe në fund vishemi te dyqanet me shumicë ose te kinezët; bëjmë check-in në vendet më prestigjioze të botës pastaj na ngelin pa paguar këstet e kreditit; në publikë dëgjojmë jazz dhe rock muzikë, por kur jemi vetëm na kërcen shpatulla sapo të filloj një muzikë tallava; jemi “fake” sepse bëjmë atë që duan të na shohin të tjerët, e jo atë që e ndjejmë; jemi fake sepse kur duam t`i themi gjërat që i mendojmë, i themi me fake profil; jemi fake sepse në Instagram postojmë kaminin, kurse në realitet ngrohemi me shishe me ujë të ngrohtë; ky “fakeizëm” ndoshta ka ekzistuar edhe më herët por rrjetet sociale e kanë zhveshur në tërësi..
Jemi në rrugë të drejtë, por në kahje të gabuar…