Civili e promovoi publikimin “Humbje e identitetit ose… ?. Në promovimin u drejtua edhe një nga autoret në publikimin, profesoresha d-r Mirjana Maleska.
“Projekti është i paramenduar si dekonstruim i narativave nacionaliste, dekonstruim i lajmeve të rrejshme lidhur me procesin historik i cili zgjat tre dekada, dhe i cili kishte përfundim pozitiv këtë vit. Ky është procesi i tejkalimit të kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kuptohet, çështjet e identitetit janë shumë më të gjera se një marrëveshje bilaterale, pavarësisht nga rëndësia e saj. Dhe pikërisht kjo është tema të cilën tentuam ta shpalosim përmes ftesës së disa personave publikë të njohur në shkencë, politikë, media dhe nga shoqëria qytetare”, deklaroi Xhabir Deralla, udhëheqës i projektit “Humbje e identitetit ose dalje dhe prosperitet?”.
“Mendoja se hapja e dialogut mbi këtë temë është e nevojshme. Nuk mund t’u lihet vetëm politikanëve të sjellin një vendim të tillë për të gjithë ne. Posaçërisht sepse çështja është emotive, afatgjate, secilin nga ne e prek në një ose tjetër mënyrë. Na nevojitet një proces i pjekurisë ndërsa dialogu në shoqëri mund të kontribuojë për zgjidhjen e procesit. Megjithatë, a është dialog nëse në anën e njëjtë mblidhen vetëm ata që mendojnë njëjtë? Për mua është dialog… Dhe mendoj se ky është fillimi i dialogut në opinion”, tha Maleska në kontekstin e çështjes së identitetit lidhur me marrëveshjen e Prespër dhe rolin e Civilit për nisjen e kësaj teme.
Ky projekt zgjati 45 ditë. Në projektin morën pjesë Mirjana Maleska, Mersiha Smailloviq, Ljubço Georgievski, Xvezdan Georgievski, Katerina Kollozova, Dijana Tahiri, Mirjana Najçevska, Sasho Ordanoski, Sinisha Stankoviq, Vojo Manevski dhe Xhabir Deralla. Secili nga këndvështrimi i vet, nga profesioni, por aspiratat personale ishin ato që flisnin për identitetin dhe çështjet e identitetit.
Civili e filloi projektin “Humbje e identitetit ose… ?” në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Publikimi është vulë e llojit të kontributit të autoreve dhe autorëve ndaj shpalosjes së çështjeve të identitetit nga aspekte të ndryshme në interesin e diskursit publik.
Biljana Jordanovska