Gazetarët mbledhin para për tri deklarata të deputetit të akuzuar Arnaudov, i cili para gjykimit për ngjarjet e 27 prillit kishte kërkuar nga 50 euro për deklaratë për ligjin për amnistinë.
Gazetarët gjatë pauzës së gjykimit për organizimin e sulmit të 27 prillit vitin e kaluar, mblodhën 160 euro për të paguar deputetin e akuzuar nga rradhët e VMRO DPMNE-së Luben Arnaudovski, i cili u kishte kërkuar nga 50 euro për deklaratë.
“Urdhëroni zotëri Arnaudov, mblodhëm paratë për deklaratën tuaj, do të na thoni tani a do të dorëzoni kërkesë për amnisti?” e pyetën gazetarët pas pauzës.
“Jo, jo, unë tallesha”, tha ai.
“Por, ju na nënçmuat”, i thanë gazetarët.
“Unë po qesh, desha të ju bëj edhe juve të qeshni, nuk kisha qëllim të ju ofendoj”, tha Arnaudov.
Ky është gjykimi i parë për ngjarjet e 27 Prillit, pasi deputetët par mbrëmë votuan ligj të posaçëm për amnisti, në lidhje me sulmet në Kuvend.
Gjykimi do të vazhdojë pas pauzës , me dëshmi të shtesë të propozuara nga ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov.